Sport

Milani kalon me vështirësi Bodon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:44 - 24/09/20 |
mapo.al

Milani ka fituar me shumë vështirësi nda Bodo/Glimit me rezultatin 3-2 duke u kualifikuar në turin tjetër të Europa League.


Skuadra kuqezi u ndëshkua shumë shpejt në “San Siro” sepse miqtë kaluan në avantazh në minutën e 15′ me Junker për 0-1.


Avantazhi i miqve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Calhanoglu arriti të gjente rrjetën me një silurë nga distanca, ndërsa për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 mendoi Colombo. I riu shfrytëzoi mungesën e Ibrës dhe gjeti golin e 2-1.


Pjesa e dytë nisi me Milanin më kërkues, kuqezinjtë shënuan sërish falë magjisë së Calhanoglusë për 3-1.


Bodo ngushtoi sërish avantazhin në 3-2 falë Hauge. Milani vuajti deri në fund, por mbajti avantazhin. Kuqezinjtë do të përballen me Rio Aven në turin tjetër të Europa Leagues.



Etiketa: ,

Pas