Aktualitet

Milani kthehet të fitojë dy ndeshje radhazi pas 3 muajsh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:15 - 08/12/19 |
mapo.al

Milani arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe të dytën radhazi në transfertë. Që prej muajit shtator, kur mundi Brescian me 31 gusht dhe Verona me 15 shtator, kuqezinjtë nuk fitonin dy ndeshje radhazi në kampionat.


Në Bologna, djemtë e Piolit, edhe pse e nisën fort dhe gjetën dy gola me Piatek dhe Hernandez, megjithatë skuadra e Mihajlovic i vuri në vështirësi duke ngushtuar diferencën me autogolin e Hernandez, që më pas shkaktoi edhe penalltinë, pasi Bonaventura në fillim të pjesës së dytë gjeti një gol mjaft të bukur. Në fund, me vuajtje dhe duke shtrënguar dhëmbët, kuqezinjtë mbajtën këto tri pikë.


Tashmë, në vend të dhjetë në renditjen e Serie A dhe Champions 9 pikë larg, jo më i pamundur!



Standings provided by Sofascore LiveScore


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas