Sport

Milani në stërvitje, mediat në Itali zbulojnë planin e kuqezinjve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 05/05/20 |
mapo.al

Milani do të nisë stërvitjen ditën e enjte, ndërkohë që Sky Sport raportojn se sot prej orës 08:30 futbollistët u janë nënshtruar testeve mjekësore në klinikën e Maddonina. Nuk bëjnë përjashtim nga testet as trajneri Stefano Pioli dhe stafi i tij.


Gjithsesi janë lojtarët ata që do të shihen me më shumë imtësi, pasi do t’u nënshtrohet testeve për stresin, për zemrën dhe për gjakun. Ata që do të kalojnë testet, të enjten do të nisin edhe stërvitjen.


Fillimisht do të punohet në aspektin fizik dhe më pas me topin, ndoshta pas datës 18 maj. Sa u takon testeve, tre lojtarët që i kanë kryer ditën e sotme janë Bonaventura, Lucas Biglia dhe Leo Duarte.


Në vazhdim me ekipin do të bashkohen edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie, që nuk ndodhen në Itali. Të dy do të kthehen dhe si fillim do të qëndrojnë për 14 ditë në izolim. Sulmuesi gjatë kësaj periudhe edhe është stërvitur, madje normalisht, me Hammarby në Suedi.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas