Aktualitet

Milani “ngec” ndaj Veronës, Lazio bëhet e papërballueshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:12 - 02/02/20 |
mapo.al

Pas tre fitoreve radhazi në kampionat, Milani është ndalur në një barazim 1-1 kundër Veronës në “San Siro”. Skuadra e Rrahmanit kaloi e para në avantazh në minutën e 13-të, teksa shënoi Davide Faraoni. Reagimi i kuqezinjve nuk do të vononte pasi në të 29-n ishte Hakan Calhanoglu ai që barëzoi gjithçka. Turku realizoi saktë një goditje dënimi, që u devijua nga muri mbrojtjes. Topi në rrjetë dhe festë në “San Siro”, aty ku tifozët e Milanit presin fitoren e radhës.


Në minutën e 68-të, Verona mbetet me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të mesfushorit Amrabat. Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Pioli nuk diti të përfitonte dhe rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Në krahun tjetër, Lacio, pas barazimit në derbin kundër Romës është rikthyer te spektakli pasi kanë fituar 5-1 kundër Spal-it.


Immobile shkëlqen sërish teksa shënoi dopietë në minutat 3’ dhe 29’ ndërsa dopietë shënoi edhe sulmuesi tjetër Caicedo në minutat 16’ dhe 38’,  golin e fundit e shënoi Adekanye në pjesën e dytë. Për Spal-in e Berishës  golin e vetëm e shënoi Missiroli në minutën e 65-të. Me këtë rezultat, Lacio kapërcen Interin dhe ngjitet në vendin e dytë.




Etiketa: ,

Pas