Aktualitet

Milani ‘pa frena’, fiton me Crotonen, Napoli i shënon 6 gola Genoa-s








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:11 - 27/09/20 |
mapo.al

Skuadra e Genoa-s e nisi Serie A me një fitore 4-1 ndaj Crotone-s një javë më parë, por këtë të diel është larguar me një humbje të thellë 6-0 nga Napoli.


Skuadra e drejtuar nga Gattuso ka treguar të gjithë kualitetin e saj në këtë sfidë, ku edhe pse pjesën e parë e mbylli me vetëm një gol, realizoi 5 të tjerë në 45 minutat e dyta. Edhe në këtë ndeshje, Hysaj qëndroi në fushën e lojës gjatë gjithë ndeshjes.


Ndërkohë, Milani fitoi në transfertë 0-2 ndaj një kundërshtari modest si Crotone, e cila u mbrojt mirë, por nuk kishte aspak fuqi të kundërsulmonte në drejtim të portës së mbrojtur nga Donnarumma. Me paraqitjet e treguara në këto dy javët e para, duket se kjo skuadër do të jetë pretendetja kryesore për t’u rikthyer në Serie B.





Etiketa: , ,

Pas