Sport

Milani përgatit ofertën për kapitenin dhe mesfushorin e Fiorentinas






               Publikuar në : 18:29 - 11/07/19 |
mapo.al

Duke lënë mënjanë çështjen “Bennacer” (agjenti i lojtarit kërkon 2 mln euro rrogë dhe jo 1,5 mln euro sa ofron Milani, që ka akord me Empolin për algjeriani) sipas asaj që njofton “Sportmediaset”, duke parë vështirësitë për të mbërritur te Lovren dhe Nastasic, Milani ka bërë një sondazh për German Pezzela, argjentinasi i Fiorentinas.


Pezzella, kapiteni i Firoetninas, i blerë 10 mln euro nga Real Betis 

Pikërisht agjenti i këtij të fundit ishte në selinë kuqezi për të biseduar me Maldini dhe Massara. Fiorentina kërkon 20 mln euro që mund të negociohen për kartonin e mbrojtësit të qendrës, ndërsa Milani po mendon t’i bëjë një ofertë për të transferua në paketë dyshen vjollce, bashkë me Veretout.

Në fakt, sot do të takime të tjera të tjera mes palëve. Napoli dhe Roma janë ende larg, por Milani për të arritur këtë akord është gati të ofrojë 30-35 mln euro dhe kartonin e Lucas Biglia, në mënyrë që si Pezzela, ashtu edhe Veretout të vihen nën urdhërat e Gimpaolos./TS/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas