Aktualitet

Milani rikthehet te fitorja, Venezia “bie” në “San Siro”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:56 - 22/09/21 |
mapo.al

Milani është kthyer te rezultatet pozitive sot, pas humbjes ndaj Liverpool në Champions dhe barazimit me Juventusi në kampionat.






Skuadra e Stefano Piolit sfidoi sot Venezian dhe e mundi me shifrat 2-0, jo pa vështirësi. Edhe pse krijuan shumë volum, kuqezinjtë nuk shënuan në pjesën e parë.


ndeshja u hap në minutën e 68 me talentin Brahim Diaz, në superformë në këtë nisje të sezonit. Në minutën e 82-të ishte Theo Hernandez, që çoi shifrat 2-0, pas asistiti të Saelemaekers.







Milani numëron 13 pikë pas 5 ndeshjesh në Serie A dhe renditet në vendin e dytë, pas Interit, me pikë të barabartë. Në ndeshjen tjetër Empoli mundi 0-2 Cagliarin.



1




Etiketa: , ,

Pas