Sport

Milani shkelmon Leccen, Fiorentina ndalet nga nervat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 22/06/20 |
mapo.al

Milani i Stefano Piolit ka dhuruar një ndeshje mjaft të mirë në transfertë kundër Lecces.


Ekipi i “Djallit” fitoi me rezultatin 1-4 duke mos vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.


Njeriu i ndeshjes mund të konsiderohet pa frikë Calhanoglu që dhuroi dy asiste dhe dha një pasim fantastik te goli i dytë.


Takimi nisi mirë me Milanin që e mbylli pjesën e parë në avantazh 0-1.


Ishte Castillejo që shënoi në minutën e 26′ për 0-1 pas një pasimi të turkut.

Pjesa e dytë nisi me vrull, pasi u shënuan 3 gola të shpejtë për 3 minuta.

 

Vendasit barazuan me penallti në minutën e 53′ me anë të Mancosut, ndërsa u përgjigj menjëherë “Djalli” me Bonaventurën 1 minutë më vonë. Rebic shënoi në të 57′ pas një pasimi të mrekullueshëm të Calhanoglusë.

Në fund, kishte vend dhe për një aksion fantastik të miqve me Calhanoglu, Contin dhe Leaon që finalizoi krosin e shokut të tij për 1-4.

Fiorentina ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Brescias. Ekipi mik shënoi i pari me penallti me anë të donnarummës, ndërsa vendasit barazuan sfidën me anë të Pezzellas. Ekipi vjolë mori dhe dy kartonë të kuq.


Etiketa: ,

Pas