Sport

Milani shtyn prezantimin e dy lojtarëve, drejtuesit kishin punë







               Publikuar në : 19:47 - 17/07/19 |
mapo.al

Dita e enjte duhet të ishte dita e konferencës së prezantimit për dy futbollistët që janë zyrtarizuar nga Milani në këtë merkato vere, pra Krunic dhe Theo Hernandez, por plani ka ndryshuar dhe deklarata e kuqezinjve ka befasuar gazetarët dhe tifozët.


Motivi ka të bëjë me punët që i kanë dalë drejtuesve të klubit dhe që nuk kanë disponibilitet për të qenë në konferencë. Ndoshta, kjo shtyrje lidhet me faktin se drejtuesit janë në negociata me futbollistë të caktuar dhe kanë takime të fshehta që nuk mund të tregojnë./TS/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas