Një 57-vjeçar vrau nënën e tij 90-vjeçare në një apartament në Via Ande në Milano. Sipas rikonstruksionit të policisë italiane, mbi ngjarjen e rëndë, e moshuara u gjet në divanin e shtëpisë me gojë dhe hundë të mbyllura, ndërsa djali i saj u vetëvar në banjë.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët, gruaja e vrarë jetonte e vetme në një apartament në katin e tretë të pallatit në Via Ande, por ndonëse e pavarur, ajo ndihmohej çdo ditë nga dy fëmijët e saj që jetonin lart.
Njëri prej tyre, ndoshta pasdite, ka zbritur në banesën e së moshuarës dhe e ka vrarë atë, më pas i ka kryer vetëvarur në banjë. Ka qenë vëllai tjetër që ka zbuluar tragjedinë. Motivi, sipas disa dëshmive të mbledhura nga policia, mund të ketë qenë fakti se burri është mërzitur shumë nga vdekja e babait të tij, e ndodhur në vitin 2018 në përfundim të një kalvari pas një sëmundjeje./Liberale.al/