Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka pranuar se ende tërhiqet seksualisht pas femrave, ndonëse është e martuar me Liam Hemsworth. Ajo është shprehur se dyshon në mirëkuptimin e njerëzve ndaj marrëdhënies së saj me aktorin, që e konsideron komplekse dhe njëkohësisht moderne.
“Mendoj se është shumë konfuze për njerëzit martesa ime. Por lidhja që unë kam është unike. Nuk e di nëse do të lejoj ndonjëherë që dikush të hyjë në marrëdhënien time, sepse është shumë komplekse, moderne dhe diçka e re, të cilën nuk mendoj se njerëzit do të mund ta kuptojnë”- ka thënë Miley Cyrus, duke shtuar: “Dua të them që, a mendojnë njerëzit vërtetë se jam në shtëpi duke bërë darkën? Jam në një lidhje hetero, por ende jam tepër e tërhequr pas femrave.”
Risjellim në vëmendje se Miley e kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me Liam Hemsworth dhjetorin e shkuar. Marrëdhënia e tyre, përpara se të finalizohej në martesë, është komentuar tepër gjatë. Me ndarje dhe lidhje të vazhdueshme, Miley është shfaqur asokohe për publikun e gjerë tejet pa komplekse dhe kjo ka qenë pikërisht subjekti kryesor i mediave.