Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus duket se ka thumbuar së fundmi dy ish-partnerët. Në një foto ku shihet në shtrat nën shoqërinë e qenve të saj, Miley ka shkruar se ata i kujtojnë dashurinë pa kushte, duke krijuar kështu dyshime se ish-partnerët nuk i kanë ofruar diçka të tillë.
“Të zgjohesh e rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar për të filluar mëngjesin. Unë kujtohem menjëherë për të dashur pa kushte. Pjesa më e mirë e kafshëve është se atyre nuk ju interesojnë detajet. Ata jetojnë me rregullin e artë: Duaj, të të duan! Asgjë tjetër në mes. Asnjë pyetje që lidhet me shëndetin, karrierën, talentin, racën, moshën, seksin. Ata të duan 100 herë më shumë! Gjithçka që duan është të kujdesesh, për të dhënë besnikëri dhe besueshmëri (më kujtojnë dikë)”-ka shkruar këngëtarja, me shumë gjasa duke iu referuar në fund vetes së saj.
Risjellim në vëmendje se Miley i dha para pak muajsh fund martesës me aktorin Liam Hemsworth. Ajo u lidh fill pas divorcit me modelen Kaitlynn Carter, nga e cila nuk vonoi shumë të ndahej.