Aktualitet

Miliarder për pak ditë, banka i hedh gabimisht në llogari 50 mld dollarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:57 - 04/07/21 |
mapo.al

Për katër ditë, Darren James dhe familja e tij ishin multimiliarderë. Agjenti i patundshmërive në Louisiana të Amerikës, dhe gruaja e tij po bënin një kontroll rutinor në financat e tyre të shtunën e kaluar kur vunë re se 50 miliardë dollarë ishin deponuar gabimisht në llogarinë e tyre bankare.






“Ky s’është gabim me një apo dy zero, por sikur dikush ka fjetur mbi tastierë”, ka thënë me shaka Jamesi. “Sigurisht isha i lumtur. I habitur shumë se si dolën ato dhe duke menduar mos kisha ndonjë dajë të pasur që mi ka dhuruar”.


Por për zhgënjimin e tij, nuk ishte trashëgimi – por një gabim bankar.







“Chase Bank” të martën e ktheu gjendjen normale në llogarinë e familjes, ka thënë Jamesi.



Kjo bankë ka pranuar gabimin në një deklaratë për CNN, por ka dhënë periudhë tjetër kohore për rregullimin e gabimit.

Lexo edhe :  20 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, Biden thirrje për unitet


“Kemi pasur një problem teknik javëve të fundit që ka prekur një numër të limituar të llogarive. Çështja u zgjodh një ditë më pas dhe të gjitha llogaritë janë me bilance të sakta”, ka thënë një zëdhënëse e bankës.

Njerëzit që i shpenzojnë paratë të cilat u janë deponuar gabimisht mund të detyrohen të kthejnë paratë, të paguajnë gjobë e të akuzohen edhe për krim.

Më 2019, një çift në Pensilvania qe akuzuar për vjedhje pasi kishin shfrytëzuar një pjesë të 120 mijë dollarëve të cilat u ishin deponuar gabimisht në llogari.

Megjithatë, James ka thënë se kurrë s’ka menduar të shpenzojë ndonjë shumë nga këto para.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas