Aktualitet

Miliarderi Elon Musk kundër karantinës: Masë fashiste





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 30/04/20 |
mapo.al

Elon Musk, kreu i fabrikës së prodhimit të makinave elektrike Tesla, bëri thirrje për fillimin e shpejtë të ekonomisë amerikane dhe tha se futja e karantinës ishte një “masë fashiste”.


Ai sulmoi masa kufizuese të paraqitura për të frenuar përhapjen e virusit, duke thënë se është një “burgosje me forcë e njerëzve në shtëpitë e tyre kundër të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë”.


“Kjo do të shkaktojë dëm të madh, jo vetëm për Tesla-n, por për shumë kompani”, shtoi ai.


Kompania e Musk fitoi 16 milion dollarë në tremujorin e parë të këtij viti.


Zyrtarët shëndetësorë amerikanë thonë se masat janë vendimtare për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.

Më parë, Musk u kishte bërë thirrje mediave sociale për hapjen e shpejtë të ekonomisë amerikane.


Etiketa: , ,

Pas