fbpx

KMR

Miliarderi investon 1.6 mln $ që të hedhë poshtë teorinë e Darvinit





               Publikuar në : 08:35 - 28/10/19 |
mapo.al

Pronari i anijeve norvegjeze dhe një nga norvegjezët më të pasur, Einar Johan Rasmussen ka investuar 1.6 milion dollarë në fondacionin Biokosmos, i cili synon të mohojë teorinë e Darvinit për evolucionin, duke promovuar teorinë pseudoshkencore të dizajnit inteligjent.


Fondacioni ka bërë thirrje për një debat më të hapur mbi biologjinë dhe kozmosin, dhe grupi i synuar janë të gjithë ata që janë të interesuar për shkencë dhe çështje të mëdha, veçanërisht të rinjtë, përfshirë studentët.



Duke promovuar teorinë e dizajnit inteligjent, fondacioni shtron virtytet e teorisë pseudoshkencore se natyra është aq precize dhe mirë e krijuar sa që nuk mund të zhvillohej nga seleksionimi natyror dhe se ajo duhej të menaxhohej.


Rasmussen, 81 vjeç, i tha televizionit NRC të Norvegjisë se ai dëshironte të vinte sa më shumë nga ky hulumtim modern në dispozicion të publikut.

Ai u pajtua me anëtarët e Fondacionit, të përbërë nga një profesor danez, mjek, inxhinier civil dhe teolog, që evolucioni nuk mund të shpjegohet më si rezultat i ndryshimeve të rastit ose seleksionimit natyror.

Përfshirja e Rasmussen ka provokuar reagime nga ata që besojnë se një biznesmen i fuqishëm po përpiqet të ndikojë në sistemin arsimor në Norvegji.

Deputeti norvegjez Torstin Tweet Solberg tha se ishte plotësisht gabim që të pasurit të përpiqeshin të blinin qasje në klasa norvegjeze.

“Kjo është shumë alternative dhe e pakuptimtë”, vuri në dukje Solberg.

Veprimi i Rasmussen u komentua nga Martin Jakobsen, studiues në Kolegjin Teologjik Ansgar në Kristiansand, i cili tha se shkencëtarët duhet të pyeten për natyrën dhe teologët duhet të pyeten për Zotin.

“Kur pyesni veten se si evoluoi natyra, ju duhet të bisedoni me një shkencëtar. Kur mendoni se si funksionon Zoti, atëherë mund të bisedoni me një teolog”, vuri në dukje Jakobsen. /Telegrafi/


Etiketa: , , ,

Pas