Miliarderi Soros, emigrant bamirës apo demagog i majtë?

Nga Jefferson Chase

Miliarderi amerikan me origjinë hungareze, Xhorxh Soros, shihet si shpirti i bamirësisë për disa, ndërsa për të tjerë është një djall i maskuar. Emigranti 87-vjeçar, prej vitesh një miliarder amerikan, është tashmë një nga figurat më të debatueshme në botë. Sorosi lindi në Budapest, me emrin Gijorgi Shvarc, në vitin 1930. Prindërit e tij ishin familje laike e shtresës së mesme, të cilët e ndryshuan emrin në diçka që tingëllonte më pak hebraike, Soros, pas rritjes së anti-semitizmit në Hungari. Kur Gjermania naziste pushtoi Hungarinë, në vitin 1944, familja falsifikoi dokumente të krishterësh dhe u nisën sa më larg të mundeshin nga vdekja e Holokaustit. Babai i Sorosit njihet si personi që u ka shpëtuar jetën shumë hebrenjve të tjerë hungarezë. Në vitin 1947, Sorosi hyri në Shkollën Ekonomike të Londrës, ku studioi me filozofin e njohur austro-britanik, Karl Popper, një mbrojtës i fuqishëm i demokracisë liberale dhe kritik i njohur i sistemeve totalitare e autoritare. Popper ka reklamuar edhe parimin e refleksivitetit, që thotë se veprimi i të vëzhguarit e ndryshon objektin nën vëzhgim, një parim që Sorosi e ka përdorur në ekonomi. Sorosi e ndryshoi logjikën tradicionale, atë që çmimet reflektojnë bazën e ekonomisë, duke argumentuar se çmimet janë ato që drejtojnë zhvillimin ekonomik. Në librin e tij, “Sorosi për Sorosin”, në vitin 2005, ai shkruan: “Ideja mbizotëruese është që tregu ka gjithnjë të drejtë. Qëndrimi im është i kundërt. Unë nisem gjithnjë me mendimin që tregjet e kanë gabim. Edhe hamendësimi im është ndonjëherë gabim. E përdor si hipotezë pune”. Sorosi u bë investues gjatë viteve 1960 dhe bëri miliona dollarë me fonde investimi. Gjatë viteve 1990 bëri miliarda duke shitur aksione të huazuara nga sterlina britanike, për të cilën mori nofkën “njeriu që theu bankën e Anglisë”. Sa më shumë rritej pasuria, aq më shumë i shtonte veprimtaritë bamirëse, duke ngjallur po aq debate. Në vitin 2017, vlera e bizneseve të tij arrinte 21 miliardë euro, duke u renditur mes 30 personave më të pasur në botë. Por 80% të asaj shume e ka falur për bamirësi, kryesisht nëpërmjet shoqatave.



Bindjet dhe kundërshtimet

Fondacioni Shoqëria e Hapur është një grup shoqatash bamirëse, aktive në të gjithë botën, që merren me “praktika demokratike”, “të drejtën për t’u informuar dhe të drejtat digjitale”, si dhe “Reformën në Drejtësi dhe vendosjen e rendit ligjor”. Shoqatat e mbështetura prej tij kanë prirjen të pasqyrojnë idetë liberal-demokratike e progresiste të Sorosit, të bazuara në formimin e tij personal. Sorosi ka nisur të mbështesë organizata demokratike në Europën Lindore që para se të binte sistemi komunist. Në vitin 1984 ai nisi të dhurojë makina fotokopjesh, të paguara prej tij, për grupet disidente në Hungari. Që atëherë ka ngritur fondacione e ka dhuruar me qindra miliona dollarë për organizatat pro-demokratike në të gjithë lindjen pas-komuniste. Sorosi ka themeluar edhe Universitetin Qendror Europian, që ka degë në Nju Jork dhe Budapest. “Rreziku politik është shumë i madh, dhe rritja e së djathtës ekstreme, me shovinizëm e ksenofobi, është zhvillim shumë shqetësues”, tha ai për Financial Times në vitin 2009. Fondacionet e Sorosit kanë mbështetur nisma për paqe në Lindjen e Mesme dhe s’është ndonjë adhurues i madh i Izraelit. Një herë ka thënë për Nju Jorker Magazine: “Nuk e mohoj të drejtën e hebrenjve për të pasur ekzistencën e tyre kombëtare, por nuk dua të bëhem pjesë”. Në të njëjtën kohë ka shkruar: “Jam krenar që jam hebre. Edhe pse duhet ta pranoj që më është dashur pothuajse një jetë që të arrij në këtë pikë”. Vitet e fundit, Soros është angazhuar në shumë çështje të politikës progresive në SHBA. Fondacioni i tij i ka dhuruar fonde organizatës MoveOn, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Në një intervistë të datës 2003 ai ka deklaruar se “Partia e Republikanëve të Amerikës ishte kapur një nga tufë ekstremistësh”. Sorosi ishte gjithashtu kundërshtar i fortë i Brexit. Ai ka dhuruar fonde për shumë grupe që vepronin kundër shkëputjes së Britanisë nga BE-ja. Por në kundërshtim me këtë, në vitin 2013, Sorosi tha që Gjermania duhej ta linte monedhën e përbashkët, Euron, që shtetet anëtare në vështirësi të kishin më shumë fleksibilitet në përpjekjet për t’i shpëtuar borxheve të stërmëdha.

“Miliarderi djallëzor”

Të thuash që këto ide i kanë dhënë Sorosit shumë armiq të fuqishëm, është pak. Pikëpamjet që ka i kanë vënë kundër zemërimin, shpesh shumë helmatisës, të udhëheqësve të së djathtës ekstreme nga e gjithë bota, që nga Viktor Orbani i Hungarisë e deri te Benjamin Netanjahu i Izraelit, si dhe të populistëve të tjerë në SHBA, Britani dhe kudo tjetër. Orbani e vuri Sorosin në qendër të fushatës për t’u rizgjedhur kryeministër i Hungarisë, duke luajtur me stereotipat anti-semitike, dhe duke e akuzuar amerikanin se po përpiqej ta shkatërronte shoqërinë tradicionale hungareze duke mbështetur emigrimin në masë të të huajve në vend. Qeveria e Orbanit ka miratuar ligje kundër veprimtarive të Sorosit në mënyrë të posaçme, duke ia mbyllur dyert organizatës “Shoqëria e Hapur” në Budapest e duke i detyruar të zhvendosen në Berlin. Ministri i Jashtëm izraelit e ka akuzuar Sorosin se përpiqet vazhdimisht të minojë qeveritë e zgjedhura me vota demokratike në Izrael, duke financuar grupe që baltosin shtetin hebre e duke mohuar të drejtën e izraelitëve për t’u vetëmbrojtur. Populistë të djathtë në Amerikë, si drejtuesi i emisioneve mediatike, Glenn Beck, kanë folur për teori komploti të sofistikuara, duke e quajtur Sorosin “truri” që tërheq fijet për të imponuar agjendën progresiste nëpër botë, kundër dëshirës së popujve.

Ndryshim opinionesh

Olga Deutsch, Drejtoresha e NGO Monitor Europe, një grup pro-izraelit në Jerusalem, thotë për DW se Fondacioni Shoqëria e Hapur shkakton debate për faktin sepse është një aktor i fuqishëm në proceset politike të vendeve të ndryshme të botës, dhe shpesh pa transparencë. Por edhe kritikë të Sorosit, si NGO Monitor, e pranojnë se ndaj tij ka armiqësi të pajustifikuar, sidomos në Hungari, e cila ka qenë shqetësuese dhe me elemente anti-semitike. Thuhet gjithashtu që Sorosi ka shumë mbështetës nëpër botë që shërbejnë si shpifës. “Unë e njoh shumë mirë Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe ata janë model për transparencën”, thotë Felix Oldenburg, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Federale të Fondacioneve në Gjermani. Armiqësinë ndaj Sorosit ai e quan “përçmim i ulët ndaj të pasurve”. Në vitet e fundit, si avokat i vetëshpallur i “shoqërisë së hapur”, Sorosi ka tërhequr vetë vëmendje të madhe, duke i përçarë politikanët e majtë e të djathtë në debatin për mënyrën se si duhet të jetë demokracia e kohëve moderne.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252