fbpx

Bota

Milioneri me Rolls Royce përplas për vdekje një 66-vjeçar (FOTO)





               Publikuar në : 18:32 - 05/09/19 |
mapo.al

Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur rreth orës 03:00, mëngjesin e sotëm në Londër, shkruan ‘Dailymail’.

Raportohet se drejtuesi i automjetit, tip “Rolls Royce” me vlerë 250.000£, ka qenë Hassan bin Ali bin Hassan al-Thani, një biznesmen milioner nga Katari.

Thuhet se Hassan Thani e përjetoi shumë keq këtë ngjarje të rëndë. Miqtë e tij thonë se ai është i pafajshëm, pasi këmbësori doli nga hiçi, duke u munduar të kalojë rrugën.

Biznesmeni nga Katari, pas aksidentit kishte ndaluar deri në momentin kur mbërriti policia, e cila zbuloi që kishte konsumuar alkool, por nën kufirin e lejuar.






Etiketa: , , ,

Pas