fbpx

Aktualitet

Milot-Balldre/ Kuvendi miraton koncesionin e “rrugës së floririt”





               Publikuar në : 19:41 - 18/07/19 |
mapo.al

Kuvendi ka miratuar dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum – Llogara dhe Milot – Balldren me shumicë të thjeshtë votash. Për koncesionin e të ashtuquajturës ndryshe si “rruga e floririt” ku 17 km nga Miloti në Balldre do të kushtojnë 258 mln euro, shkuan 78 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim.


Kontrata koncesionare PPP lidhet ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor dhe shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij segmenti.



Ndërkohë, kontrata tjetër koncesionare PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, u miratua me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim.


Votat kundër dhe abstenim janë nga radhët e opozitës së re, të cilët nga ana tjetër bashkuan votat me mazhorancën për të miratuar dy ligje të Reformës në Drejtësi për të cilat duhej shumicë e cilësuar.

Më herët, Partia Demokratike denoncoi përmes ish-deputetes Albana Vokshi se koncesioni për rrugën Milot-Balldre ka shkuar për kompaninë e biznesmemit Ndue Kolës, mik me Edi Ramën. Sipas Vokshit, kompania ANK sh.p.k. gjatë një viti ka marrë mbi gjysmë miliardë euro tendera dhe koncesione PPP. Një km rrugë Bilot-Balldre llogaritet me kosto 15 mln euro. Në total, 17 km e këtij segmenti do të kushtojnë 258 mln euro, një shifër ekstremisht e lartë e cila vështirë të gjendet në ndonjë vend tjetër, përfshirë edhe projektet më ambicioze në Europë apo Rajon.

LEXO EDHE:

“Milot-Balldre”/ PD: Rama i ka dhënë mikut personal 526 milionë euro


Etiketa: , ,

Pas