Aktualitet

Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, PD letër dy kompanive






               Publikuar në : 14:07 - 12/09/19 |
mapo.al

Partia Demokratike paralajmëron dy kompanitë që kanë fituar tenderin e rrugës Milot-Balldre dhe Orikum-Llogara, për pasojat ligjore që do të vuajnë në të ardhmen. Përmes një konference për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha tha se PD do t’u dërgojë ditën e nesërme zyrtarisht një letër dy kompanive të ndërtimit. Për PD, dy projektet infrastrukturore përbëjnë vjedhjen më të madhe në vend ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë. Sipas Bashës, ditën e parë të PD-së në pushtet do të hetohen kontratat korruptive, duke nisur pikërisht nga Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara.


“Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do tiu dërgohet dhe bankave të nivelit të dytë që do të japin kredi për këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit“, u shpreh Basha.



Presidenti Ilir Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend dy koncesionet, por mazhoranca duket e vendosur për ta rrëzuar dekretin e kreut të shtetit. Një paralajmërim kryedemokrati kishte edhe për deputetët e Kuvendit që do të votojnë pro koncesioneve, duke thënë se ata do të jenë subjekt i ligjit Antimafia.

LEXO EDHE:

Koncesionet në Kuvend, Basha: Deputetët do jenë subjekt i Anfimafias


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas