Aktualitet

Milot-Fier/ Rama reagon pas akuzave të PD: Si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 02/07/20 |
mapo.al

Pas kritikave të opozitës se kostoja PPP e projektit Milot-Fier do të kushtojë shtatë herë më shtrenjtë se autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën, ka reaguar kryeministri Edi Rama.


Përmes një shënimi në Twitter, Rama shprehet se “ata që fjalën vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin”.


Rama tha se ka mbetur i pafjalë kur ka dëgjuar gjuhën e turpshme, me të cilën personat që duan të qeverisin Shqipërinë sulmuan projektin ende pa nisur gara ndërkombëtare.


Postimi i plotë
Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas