Një 34-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti, sot në Milot.
Nga hetimet e para mësohet se 34 vjeçari Mark Debrova u aksidentua teksa ishte duke punuar.
Ai ishte duke punuar në rikonstruksionin e një pallati, në Milot dhe ra nga lartësia e pallatit.
I riu është dërguar me shpejtësi drejt spitalit, për të marrë ndihmën e parë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet për mungesë të kushteve të sigurisë.
Policia mësohet se ka shoqëruar kolegët me të cilët ai po punonte, ndërkohë është prangosur inxhinieri Mondi Turhani.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Liberale.al/