Ish-Ministri dhe një nga njohësit më të mirë të ekonomisë në vend, Florion Mima, ka reaguar pas gjetjeve dhe konkluzioneve të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Mima e quan atë, një gjyq ndaj një qeverie të paaftë, shërbetore të oligarkëve dhe armike të interesave të pjesës më të madhe të qytetarëve.
Ai thotë se vlerësimi sot është shumë më i ulët se një prej viteve më të vështira të demokratëve, ai 2012.
“Dhoma Amerikane e Tregtise i bëri gjyqin një qeverisjeje të paafte, të çoroditur, shërbëtore të bindur të një grushti oligarkesh, armike të interesave të pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptare. Të vleresohesh sot, pas gati 8 vitesh ne qeverisje, dukshem më ulet se qeveria e demokratëve në 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e përplasi vendin ne honin e thellë të mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetem për interesat e dhjete vetëve dhe se asaj nuk i interesojne të ardhurat e shqiptareve, nuk i intereson mbijetesa e tyre.
PD ka një plan të thjeshtë për kthimin e shqiptareve në punë: taksa të ulta, shtet duarshkurtër karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore të qytetareve e bizneseve. PD nuk premton mrekulli por, ajo që premton është qe, çdokush, të jetë i lirë të punoje, të prosperojë, të fitojë dhe, nga ky fitim, të kontribuojë vetëm 9% si detyrim për arkën e përbashket. Më pak taksa, do të thotë më shumë para, me shumë mundësi për familjen!”, deklaron Mima në një shenim në Facebook.
LEXO EDHE: