Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Mimozat” e Martin Camajt, lirikë në kohën pendesës

by mapo.al
17/01/2022
in Mapo Letrare
0

Poezia “Mimozat” e poetit Martin Camaj është nyjëtuar si një tekst hermetik, ku midis vargjeve dallohen sytha simbolesh si shenja ftuese, si grishje për t’u afruar në honet e mungesës së fjalës e aty, kapur pas fjalës së munguar, si pas fillit të Arianës, të përshkosh labirintin e mundimshëm të formës, ku derdhet terri, e pastaj drejt e në dritën e kuptimit, ku forma tretet në domethënie si terri i honit shkimet në dritë.

Nga Yzedin Hima

“Ai madje i shikon me “përçmim” duart e tij, duart tona “të vrashta”, të cilat janë shndërruar në të tilla për shkak se nuk kanë “përkitur” (prekur) gratë mimoza, a mimozat gra dhe duke humbur funksionin fisnik, janë shndërruar në duar të gurta, duar pa ndijesi, në vegla, llamarina, kova a lopata.”

Poezia “Mimozat” e poetit Martin Camaj është nyjëtuar si një tekst hermetik, ku midis vargjeve dallohen sytha simbolesh si shenja ftuese, si grishje për t’u afruar në honet e mungesës së fjalës e aty, kapur pas fjalës së munguar, sipas fillit të Arianës, të përshkosh labirintin e mundimshëm të formës, ku derdhet terri, e pastaj drejt e në dritën e kuptimit, ku forma tretet në domethënie si terri i honit shkimet në dritë. Si çdo lexim i një teksti të arrirë, leximi i poezive të Martin Camajt është një aventurë plot të papritura, ku në analizë të fundit kërkohet, zbulohet, krijohet dhe përjetohet e bukura.

Sivjet për të parën herë/ Mimozat në dorën e një vashe i pashë/ Qetësisht tue marrun frymë si në degë… Janë tre vargjet e parë të kësaj poezie. Po pse pikërisht “simjet” dhe jo vjet apo parvjet apo kaherë?! Fjala që mungon është pikërisht koha ekzakte: simjet: në janar, në shkurt, në mars, në prill apo në dhjetor?!

Mimozat çelin herët në shkurt dhe janë pralajmëruese të stinëve të bukura vijuese. Me ç’duket ky shpërthim mimozash në pastinë na çon drejt kuptimeve të tjera: nuk ka çelur mimoza, por ka shpërthyer vajza në lule, bukuri, aromë e dashni. Duke paralajmëruar stinët e lulëzimit të saj dhe njëheri dimrin e stinës së unit poetik:

Mimozat erdhën tue pru me vehte/ Ngjyrën e ditëve të blera, /Afshin e zemrave që rriten nga një fije/ Për ditë, pëshpëritjet e egra e të lehta/ Të atyne që shkelën në prakun e jetës/ Me kambë të dyshimta, me frigë.

Mjedisi i vizatuar është ekzotik. Në këtë mjedis ka kaluar çdo njeri, por sa ka ditur ai të qendrojë, të vëzhgojë, të kërkojë, të gjejë, të zbulojë, të përjetojë gjithçka që të ofron ajo kohë dhe hapësirë? E ka kaluar këtë mjedis si Odiseu, “i lidhur” pas shtyllave të moralit, si Diogjeni me qiri në dritë të diellit në kërkim të dashurisë, apo symbyllur e “ duart e zëna me sende”, siç shkruan më poshtë Camaj?!

Dhe këtu shfaqet pendesa.

Uni poetik ndihet i penduar thellë për vete dhe për të tjerë, sepse përdor shumësin në vend të njëjësit. Ai madje i shikon me “përçmim” duart e tij, duart tona “të vrazhta”, të cilat janë shndërruar në të tilla për shkak se nuk kanë “përkitur” (prekur) gratë mimoza, a mimozat gra dhe duke humbur funksionin fisnik, janë shndërruar në duar të gurta, duar pa ndijesi. Nëse ato do të preknin, përkëdhelnin do të ishin duar të buta, të ndijshme, njerëzore. Kanë humbur funksionin e tyre më të fisëm, duke e zëvëndësuar atë me mbartjen e sendeve, duke u kthyer në vegla pa shpirt, si llamarina, lopata apo kova. Dhe mendimi zgjatet më tej se edhe njeriu bashkë me duart do ketë humbur edhe pjesë të tjera të tij, ndoshta edhe shpirtin e tij dhe është shndërruar në rob të sendeve: Me duart tona të vrashta, / të zanuna me sende të tjera, /s’kemi si me i përkitë /

Uni poetik e shikon efektin vrastar “të mospërkitjes”,  jo thjesht te vetja, tek të tjerët, por shumë më të dhimbshëm, shumë më të kobshëm te gruaja. Ai ndihet fajtor për të gjithë burrat e botës, ku shikon se mimozat femra, për këtë shkak, e humbin aromën dhe shndërrohen në gra vjeshtore. Kjo mungesë është aq e madhe për gruan sa e shndërron atë nga një grua në moshën më të bukur, në një grua të moshuar, grua vjeshtore, siç e quan Camaj: dhe aroma u humb n’erna lulesh / të mbytuna në parzmet e grave vjeshtore. /

Pastaj vjen koha e pendesës, plot trishtim, pamundësi. Nëpërmjet një klithme a apostrofe uni poetik kërkon të pamundurën: O ti mimozë e re, bartse kujtimesh, / mes stinëve dhe e pa stinë, /çka të baj me kthye te ti dhe ‘i herë?

Natyrisht, uni poetik i ka flakur sendet, ose i ka parë se sa të pavlerë janë dhe ndihet thellësisht i penduar për duart e zëna, ndihet i liruar nga robëria e sendeve, ndaj i drejtohet jo mimozës që çel në stinën e saj, por mimozës që çel mes stinëve dhe pa stinë, duke qënë i gatshëm të bëjë të pamundurën për kthimin e kohës që shkon e nuk kthen.

Tags: Martin CamajMimozatNga Yzedin Hima

JU SUGJEROJME

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge
Kultura

Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge

17/05/2022
Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani
Letërsi

Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani

05/05/2022
Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”
Dikur

Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”

04/05/2022
Next Post
Monitorimi: Analizat e duhura gjatë shtatzënisë

Monitorimi: Analizat e duhura gjatë shtatzënisë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Opozita kërkon emrin e presidentit, palët ulen në tryezë
  • Zgjedhja e presidentit/ Mesila Doda: Të futemi në një proces real!
  • Lefter Koka mbetet në burg
  • Gjyqtarja më e njohur në Shqipëri shkarkohet nga detyra
  • Kush është Elisabeth Borne, gruaja e zgjedhur nga Macron për të zgjidhur krizat



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In