Dy protesta po zhvillohen pasditen e sotme, konkretisht minatorët në Fushë-Arrëz dhe fermerët në Devoll. Minatorët që kanë punuar në industrinë e nxjerrjes së bakrit kërkojnë likujdim të pagave të prapambetura dhe rikthimin e të gjithë punonjësve në punë. Ata po mbështeten dhe nga sindikata e minatorëve.
Protestuesit mbajnë të bllokuar fabrikën e pasurimit të bakrit.
Presidenti i Sindikatave të Pavaruara, Gëzim Kalaja tha se të hënën pritet përshkallëzimi i protestës. “Qeveria të vlerësoje problemin “Protesta jonë për buke, jo për politike “, shprehet një nga të pranishmit, në protestë.
Sakaq në Devoll janë fermerët ata që po protestojnë. Protestuesit mbajnë të bllokuar aksin nacional Korçë- Bilisht. Ata thonë se mungesa e tregut ka bërë që prodhimet tu kalben në magazina. Në shenjë proteste ata kanë mbuluar rrugën kombëtare me mollë, të pashitura nga prishja e rregullave të tregut.
Fermerët kanë 3 kërkesa kryesore:
Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore
Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi. Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet tvsh për produktet vetëm 6%.
Krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.