Monday, February 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mini-Shengeni/ Mustafaj: Rama e bën nga marrëzia për të qenë protagonist…

by mapo.al
27/12/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për Mini-Shengenin Ballkanik. Mustafaj u shpreh se Mini-Shengeni i duket një nismë e marrë e Edi Ramës, i cili po vepron kundër interesit të opinionit publik.

“Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë”, tha Mustafaj.



Në lidhje me situatën politike në Kosovë, Mustafaj deklaroi se duket se mollë sherri mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është presidenti. Ai shtoi se Kosova rrezikon zgjedhjet e parakohshme.

“Me sa kam arritur të mësoj unë nga mediat, problemi i pazgjidhur është Kosova, kjo sepse LDK do presidentin. Të gjithë thonë në Kosovë se Isa Mustafa donte t’i përgatiste vetes një post. Unë kam përkrahur LDK-së, por me keqardhje them se Lidhja Demokratike të Kosovës po gabon. Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme mendoj dhe LDK ka jo pak faj. Unë ndihem i trishtuar nga kjo që po ndodh në Kosovë.

Të dyja partitë kishin nevojë për njëra-tjetrën. Padyshim që Vetëvendosje ka nevojë për një parti si LDK, parti e qendrës së djathtë, e cila ka qenë në qeveri, ka eksperiencë dhe është pjesë e familjes europiane. Edhe LDK ka nevojë për VV. Mungesa e marrëveshjes, penalizim për LDK. Vetëvendosje duhet të mësojë të ndajë fushën.  MË habit mos-reagimi i Vjosa Osmanit”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur se përse Kurti mund të ketë refuzuar dy ftesat e njëpasnjëshme të presidentit Thaçi, Mustafaj tha se kjo mund të jetë një lëvizje diplomatike e kreut të VV-së.

“Kjo është një ftesë proceduriale. Presidenti thërret kryetarin e partisë me më shumë vota. Mendoj se Kurti ka dashur të fitojë pak kohë, ndoshta vërtete nuk është, por nuk di se çfarë mund të ketë më të rëndësishme për Kurtin sesa krijimi i qeverisë. Besoj se lëvizja e Kurtit është diplomatike. Dy ftesa për pak orë nuk janë aq serioze”, u shpreh më tej Mustafaj.

Tags: mustafajprotagonistRama

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Next Post
Nga dasma magjike tek eliminimi mafioz, rrëfimi gruas së Flamur Beqirit (FOTO)

Nga dasma magjike tek eliminimi mafioz, rrëfimi gruas së Flamur Beqirit (FOTO)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In