Aktualitet

Minishengeni i shpjeguar shkurt





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 27/12/19 |
Kastriot Dervishi

Nga Kastriot Dervishi


Përtej fjalive të gjata e pa kuptim le të themi ca të vërteta pë minishengenin. Lëvizja e lirë në Ballkan është e siguruar. Për këtë arsye ky minishengen ka vetëm kuptim ekonomik. Shqipëria, 50% të importeve ballkanike i ka me Serbinë.


Bilanci tregtar negativ me këtë shtet është së paku 100 milion euro. Që Shqipëria të jetë përfituese ekonomikisht duhet të prodhojë shumë e të bëjë propagandë pak. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të dalë me përfitim nga ky proces, por nga lehtësitë ekonomike (nga rënia e shumë barrierave doganore) ato 100 milionët për Serbinë mund të bëhen shpejt 200, 300, 400…


Është pak a shumë situata e vitit 1946 kur u realizua bashkimi doganor me Jugosllavinë nga regjimi kolaboracionist i enver hoxhës, një prej akteve më të pashembullta të tradhtisë që njeh historia.


*Marrë nga profili i Facebook


Etiketa: , , ,

Pas