Kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Ramush Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit.
“Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi. Zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqiperise”, njofton kryeministria.
Haradinaj u shpreh se ai nuk kishte marrë ftesë për tryezën e Minishengenit ballkanik që do zhvillohet në Durrës.