Niko Peleshi rikthehet në Qeveri.
Ish-zv/kryeministër dhe ministër i Bujqësisë në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2”, Peleshi do të jetë ministër i Mbrojtjes, në vend të Olta Xhaçkës.
Kjo e fundit u emërua ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, duke pasuar Gent Cakajn në këtë detyrë i cili dha dorëheqje.
Ndryshimet e fundit në qeveri ishin të papritura. Kujtojmë që dy javë më parë u largua Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm në valën e protestave qytetare të shkaktuara nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga arma e Policisë së Shtetit.
Në vend të tij u emërua Bledi Çuçi i cili i kaloi stafetën e ministrit të Bujqësisë, Milva Ekonomit.
LEXO EDHE:
Ndryshime në Qeveri – Rama largon Gent Cakajn, Olta Xhaçka ministre e Jashtme