Aktualitet

Ministeriali për fetë, Pompeo: Çdo njeri i lirë për të besuar






               Publikuar në : 22:10 - 18/07/19 |
mapo.al

Në ministerialin për fetë që u mbajt në Uashington këtë javë dhe ku morën pjesë edhe krerë të komuniteteve fetare nga Shqipëria, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo iu drejtua të pranishmëve përmes një fjalimi. Në mesazhin e tij, të cilin e ka zbardhur një pjesë ambasada amerikane në Tiranë, kryediplomati amerikan e ka vënë theksin se pluraliteti fetar dhe liria e gjithësecilit për të besuar.


Pavarësisht dallimeve të shumta midis nesh, të gjithë biem dakord për pluralizëm fetar. Dhe të gjithë biem dakord për të luftuar, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë për të besuar, i lirë për për t’u bashkuar, dhe për të mësuar parimet e besimit – dhe se besimi nuk duhet të jetë fakultativ – është një detyrim moral që kjo gjë të lejohet”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare.

Kryetari e Bashkësisë Botërore Bektashiane Baba Edmond Brahimaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore Protestante të Shqipërisë, Ylli Doçi përfaqësuan Shqipërinë në Ministerialin në Uashington këtë javë.

Ministeriali mblodhi bashkë udhëheqës nga mbarë bota për të nxitur më shumë respekt dhe mbrojtjen e lirisë fetare për të gjithë.


Etiketa: , ,

Pas