I ftuar në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama, u pyet në lidhje me darkën luksoze të kabinetit qeveritar në Dubai.
Rama tha se shpenzimet janë mbuluar nga mikpritësit, ndërsa ne (qeveria) ka shpenzuar vetëm për biletën, theksoi Rama.
Më tej, ai tha se ministrat ishin të ftuar, pasi kemi lidhur marrëveshje qeveritare me Emiratet e Bashkuara.
Kreu i qeverisë, tha se në këtë mes nuk ka asnjë fajësi, pasi e gjitha është organizuar nga pala tjetër.
“Pala mikpritëse kërkoi përfaqësuesit e qeverisë.
Ministri i rindërtimit, ku biseduan për tërmetin.
Ministrja e Infrastrukturës, u ftua për pjesën që lidhet me Portin.
Përfaqësuesit e tjerë të Durrësit dhe Tiranës, janë ftuar për interesimin e kompanisë në Tiranë, që do sjellë transformim, punësim, etj.
Po ashtu, kompania me pjesëmarrje shtetërore ka ftuar një grup investitorësh nga i gjithë Rajoni. Qeveria s’ka shkuar tek asnjë privat, por marrëveshje shtetërore. Kemi tërhequr vëmëndjen e një prej vendeve më të mëdha të botës.
Dua t’ju them atyre që kanë parë videon, për vizitën e një delegacioni të madh ku kishte dhe gazetarë e televizione, që edhe unë nëse nuk do të dija arsyen pse ky grup dhe këta ministra janë atje, do kisha pasur të njëjtin reagim.
Lidhen bashkë Dubai, që për ne është një vend pushimesh, luksi e qejfi, dhe anëtarë qeverie që janë tek më i famshmi në botë.
Informacioni që unë kisha më bëri që të mos shqetësohem, pse u bë kjo video dhe pse doli kjo video.
Nuk e dija që video është xhiruar nga vetë lokali dhe është postuar në Instagramin e lokalit për të nderuar atë tavolinë që ishin të ftuar nderi nga pala mikpritëse.
Udhëtimi i gjithë delegacionit s’ka qenë udhëtim pushimesh, por pune, pasi ne kemi lidhur marrëveshje qeveritare me Emiratet e Bashkuara, ishte edhe një paketë investimesh për të cilat në rastin konkret unë kam punuar me vite dhe është arritur më në fund duke u kombinuar nga rrethanat, tërmeti, etj etj.
Nëse ata do ishin në Dubai për qejfin e tyre në këtë situatë, s’do futeshin më në Partinë Socialiste. Ajo që do mbetet është që do ta kthejmë Durrësin në një ëndërr në mes të këtij Rajoni.“-tha Rama.