Aktualitet

Ministri britanik: Sezoni i pushimeve në çdo vend ka gjasa të anulohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 12/05/20 |
mapo.al

Shumë britanikë nuk ka gjasa të jenë në gjendje të bëjnë pushimet në vendet e huaja këtë verë për shkak të virusit, ka thënë sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock.


Një tjetër goditje për linjat ajrore dhe firmat e trageteve, Hancock-u në ITV tha se : “ka të ngjarë që ky të jetë rasti” që nuk do të ketë një sezon normal pushimesh verore.


Qeveria po hap pjesë të ekonomisë dhe shërbimi ajror Ryanair po planifikon të fillojë shërbimet në korrik.


Por z. Hancock tha se sezoni tradicional i pushimeve si për viti nuk ka gjasa. Distancimi shoqëror do të duhet të mbahet për ca kohë, tha ai. “Përfundimi nga kjo është se nuk ka gjasa që festat e mëdha dhe të pasura ndërkombëtare do të jenë të mundshme për këtë verë.”


Linjat ajrore dhe industria e udhëtimeve në përgjithësi, kanë qenë ndër humbësit më të mëdhenj financiarë të bllokimit ndërkombëtar.

Flotat e avionëve janë në tokë dhe u njoftuan mijëra reduktime të vendeve të punës. British Airways do të lërë pa punë rreth 12,000 persona. Fotografia është shumë e njëjtë edhe jashtë Britanisë.

Të Dielën, Kryeministri Boris Johnson tha se qeveria planifikoi të vendoste në karantinë 14-ditore për udhëtarët ndërkombëtarë me qëllim parandalimin e një goditje të dytë të virusit, duke inatosur kompanitë ajrore të cilat planifikuan të rifillojnë fluturimin në muajt e ardhshëm.

Komentet e Z. Hancock i bëjnë jehonë atyre nga Sekretari i Transportit Grant Shapps muajin e kaluar, të cilat paralajmëruan njerëzit të mos i rezervojnë pushimet verore – vendase dhe jashtë – derisa rregullat e distancës sociale të lehtësohen. “Unë nuk do të rezervoj një pushim veror në këtë pikë,” i tha ai BBC-së në 17 Prill.

BBC    Përktheu: Mapo.al


Etiketa: , , ,

Pas