Pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe Kryetarit Lulzim Basha drejtuar Policisë së Shtetit për mbrojtje nga sulmi i protestuesve, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe policia e shtetit kanë marrë në mbrojtje selinë e Partisë Demokratike.
Drejtori i policisë vendore ka theksuar se ndërhyrja e policisë u bë pasi u telefonuan nga Partia Deokratike, duke ju kërkuar mbrojtje, pasi ju rrezikohej jeta nga protestuesit e dhunshëm.
Në këto momente vijon procedura nga Prokuroria e Tiranës dhe kryprokurorja zonja Elisabeta Imeraj për të marrë të gjitha të dhënat për hetim të plotë të asaj që ka ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike.
Ndërkohë Ministri Bledi Çuçi ka reaguar në rrjetet sociale:
“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen.
Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policia E Shtetit🙏”
Dhe më pas:
“Keqardhje e thelle per komentatoret politike dhe publike qe baltosin Policine e Shtetit, ne nje prej diteve me te mira te saj perballe nje nder situatave me te nderlikuara ne historine e pluralizmit.
E drejte, e e paanshme, e pergatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do te beje deri ne fund punen e saj. Tanime ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine, jashte dhe brenda godines se turpit te sotem kombetar.”