Aktualitet

Ministri gjerman: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat që ia premtuam





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 09/07/20 |
mapo.al

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, në një shkrim për gazetën “Die Welt”, ka deklaruar se BE duhet të mbajë premtimin dhe të përparojë në rrugën e liberalizimit të vizave për kosovarët. Ai thekson përgjegjësinë e veçantë që ka ky union për ‘oborrin e shtëpisë evropiane’, veçanërisht për të rinjtë dhe thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.


“Për sa i përket rolit të BE-së, është e qartë: Ne kemi një përgjegjësi të veçantë për oborrin e shtëpisë evropiane. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për hir të paqes, pajtimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Posaçërisht kur bëhet fjalë për të rinjtë, Evropa e bashkuar e vlerave të përbashkëta nuk e ka humbur shkëlqimin. Prandaj ne duhet që fuqinë tonë transformuese ta shfrytëzojmë me mençuri dhe t’iu tregojmë njerëzve në rajon, se mund të llogarisin në ne. Edhe më e rëndësishme ishte që në Samitin e BE-së në maj – edhe pse që u gjendëm në mes të provës stresuese të krizës që shkaktoi Corona – edhe një herë pangatërrueshëm dhe shumë qartë e theksuam që: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Roth.


“Dhe duke hedhur shikimin nga Kosova, ne si BE duhet të japim atë që kemi premtuar dhe më në fund të përparojmë në rrugën e liberalizimit të vizave”, vijon ai.


Roth ka folur, gjithashtu, për prioritetet e Gjermanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian.


“Vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së ne do t’u qëndrojmë përkrah. Ky është edhe një prioritet i Presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë së cilës Gjermania ka marrë veçanërisht përgjegjësi! Në përpjekjet për pajtim në rajon, si dhe në kapërcimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza e koronavirusit, ne do të jemi përkrah rajonit. Njerëzit duhet ta ndiejnë atë që përbën solidaritetin evropian dhe atë që e bën të veçantë dhe të vlefshme Evropën tonë të bashkuar”, ka shtuar më tej.

Gjermania, sipas ministrit gjerman, do t’i japë frymë të re dialogut, ndërsa ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, këtë ujdi të rrezikshme, siç shprehet ai, që kërcënon të hapë Kutinë e Pandorës.

“Dhe duke marrë parasysh tensionet rajonale, ne duhet t’i japim një frymë të re dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo për shkak se kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve – dhe jo “ujdi” të rrezikshme, të cilat me fantazi për shkëmbim kufijsh kërcënojnë të hapin sërish kutinë e Pandorës të mbarësuar me aq shumë konflikte”, thotë Michael Roth.


Etiketa: , , ,

Pas