fbpx

Aktualitet

Ministri gjerman, Roth: Bojkoti i zgjedhjeve, i papranueshëm





               Publikuar në : 15:48 - 21/05/19 |
mapo.al

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth në një interviste të dhënë për Spiegel teksa ka folur për situatën në Ballkan, ka folur edhe për situatën politike në Shqipëri dhe protestat e opozitës.


Roth është shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci, por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Me tej, ai thekson se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjate për në BE. “Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”, thotë Roth.



Pjesë nga intervista

Spiegel: Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A përbejnë këto rrezik për fillimin e negociatave të anëtarësimit?
Michal Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas