Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrugalos ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në një intervistë për “Politico”, Katrugalos thotë se nëse Shqipëria do të jetë gati, mund të hipë në bord, por s’ka dyshim për Maqedoninë e Veriut.
“Në qershor është e mundur që BE-ja do të shpallë një vendim lidhur me pranimin e Shqipërisë”- tha ai.
Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrougalos tha gjithashtu se dëshiron që Brukseli të mbajë derën e hapur për Turqinë. Ai tha se ende beson që e ardhmja e Turqisë është në Bashkimin Europian.