Kryesore

Ministri i Jashtëm grek insiston, Dendias: Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 19/09/20 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur sërish për marrëveshjen e detit me Shqipërinë.


Kryediplomati grek ka thënë se Athina synon zgjerimin me 12 milje të ujërave detare në Detin Jon. Sipas tij, kjo është një e drejtë ndërkombëtare e ushtruar nga të gjitha shtetet dhe se ka ardhur momenti që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.


Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë, gjithmonë në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, kur kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur”, ka thënë Dendias. 



Ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se çështja duhet të kalojë në gjykatat ndërkombëtare, kreu i diplomacisë greke shprehet se behët fjalë për një të drejtë ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta.


“Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta”, ka thënë ndër të tjera kryediplomati grek.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas