Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si Hitlerin e vogël të Ballkanit, pasi sipas tij kërkon të rikrijojë Shqipërinë e madhe të kohës së nazizmit.
“Ai bën thirrje për krijimin e një Shqipërie të Madhe, e cila ekzistonte vetëm nën periudhën e Hitlerit”, tha Selakoviç për Pink TV.
Ai e quajti Kurtin “Hitleri i vogël ballkanik” dhe u shpreh se për kryeministrin e Kosovës “gënjeshtra është parësore, sikurse gënjeshtra se presidenti Aleksandër Vuçiç organizoi protestat në mbështetje të Rusisë në Beograd”, ndërkohë sipas tij, organizuar nga kundërshtarët e Vuçiçit. .
Ministri i Jashtëm serb shtoi gjithashtu se Albin Kurti “nuk ka absolutisht asnjë interes për dialogun (Beograd-Prishtinë)” sepse ai lëshon vetëm provokime në përpjekje për të sjellë trazira dhe destabilitet në rajon.