Aktualitet

Ministri kosovar, Vesel Krasniqi kërcënohet me jetë nga punonjësi i tij








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 27/11/20 |
mapo.al

Kosovë– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar me jetë. Mediat kosovare raportojnë se Krasniqi është kërcënuar nga sekretari i ministrisë që ai drejton, Burim Rreci.



“Po jam kërcënuar nga sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci”, – citohet Krasniqi.


Thuhet se për këtë rast, Krasniqi ka njoftuar edhe Policinë.



Tri ditë më parë, Krasniqi riktheu në punë Rrecin pas një pezullimi në shtator të këtij viti, nën arsyetimin se ky vendim erdhi për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.



Mendohet se, kjo është arsyeja se përse Rreci ka kërcënuar Krasniqin.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas