fbpx

Bota

Salvini kundër Maldinit dhe Boban: Skuadër qesharake






               Publikuar në : 14:13 - 22/09/19 |
mapo.alm

Milani u mund nga Inter në derbin e radhës dhe tek tifozët e Milanit zhgënjimi ka kapur majat, duke qenë se kanë më shumë se tre vite që nuk fitojnë një derbi ndaj zikaltërve, ndërsa në fund të ndeshjes Matteo Salvini (tifoz i thekur i Milanit) shpërtheu në akuza ndaj drejtuesve, duke theksuar se lojtarët që kanë qenë të mëdhenj nuk janë drejtues të zotë, duke iu referuar Maldninit dhe Boban.


 “Kjo është hera ime e parë që largohem pa përfunduar ndeshja nga stadiumi. Vendosa se kisha parë mjaftueshëm, kur Biglia e dërgoi atë goditje dënimi tek Curva Sud”.



Ricardo Rodriguez ishte i tmerrshëm, Suso nuk ka interpretuar për një kohë të gjatë … Klubi? Ku është klubi? E vetmja gjë pozitive që pashë sonte ishte Rafael Leao dhe ai u zëvendësua”, tha politikani italian fillimisht.

Salvini gjithashtu dukej se synonte të godiste Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, së bashku me pronarët Elliott Management.

“Stadiumi dhe biznesi janë të gjithë mirë, por sa herë deri tani jemi zhgënjyer në merkato? A është me të vërtetë automatike që lojtarët e shkëlqyeshëm të bëhen drejtorë të shkëlqyeshëm? Nëse pronarët tuaj janë një fond mbrojtës, atëherë në fund të ditës jeni thjesht një numër në një kompjuter…

Unë i duartrokas të gjithë tifozët e Milanit, sepse ndër vite ata janë të vetmit që ia vlen të vlerësosh, pasi ky ekip është qesharak! Unë gjithmonë e fajësoja Gattuso-n, por mbase kam filluar të mendoj se nuk ishte gjithë faji i tij. Ndoshta nuk është trajneri ai që mund t’i ndryshojë gjërat.

Ka njerëz që paguhen për të fituar dhe ata nuk fitojnë”, përfundoi fjalën e tij Salvini për “Telelombardia”.


Etiketa: , , , , ,

Pas