“Ishte një takim siç e kemi thëne për t’i dhënë Shkodrës dhe qytetarëve të saj sigurinë maksimale të kërkuar”. Kështu tha ministri i Brendshëm në perfundim të një takimi që zhvilloi pasditen e sotme në Prefekturën e Shkodrës. Ai shoqërohej nga drejtori i Policisë Ardi Veliu dhe në fokus të takimit me prefektin, Valdrin Pjetrin ka qenë siguria dhe garantimi i jetës së shkodranëve.
I sapoemëruar si Prefekt i Shkodrës, Valdrin Pjetri dha më shumë detaje se sa ministri. “Takimi sotëm është fokusuar mbi axhendën dhe punën që qeveria shqiptare do të zhvillojë në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar në qarkun tonë. Ishte ministri, ishte drejtori i Policisë së Shtetit, ishte drejtori i qarkut dhe një sërë aktorësh si Dogana dhe Tatimet, që behët fjalë për një mbarëvajtje të punës sonë në vijim, këtu përfshihet edhe sezoni turistik”, tha Pjetri.
I pyetur nga mediat se nëse ka qenë pjesë e diskutimeve rasti i kërcënimeve të disa përfaqësuesve të klubit të Vllaznisë, Pjetri dha këtë përgjigje: “Nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në mbledhjen tonë. Nuk kemi asgjë zyrtare për këtë, të paktën ne si prefekturë dhe nuk e di nëse Policia e Shtetit e ka këtë informacion ose jo”, përfundoi ai.
Çfarë po ndodh në Shkodër? Lleshaj shkon 2 herë brenda 4 ditësh