Aktualitet

Ministri refuzon t’i japë dorën nga frika e koronavirusit, shikoni reagimin e Merkel (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 03/03/20 |
mapo.al

Koronavirusi ka shkaktuar panik në të gjithë pasi pasi mbi 3,000 persona kanë humbur jetën dhe mbi 90,000 janë infektuar. E ndërsa në Francë janë ndaluar përshëndetjet me puthje në Gjermani ka ndodhur diçka interesante me zyrtarëve gjatë një mbledhjeje.


Kur kancelarja gjermane, Angela Merkel, i dha dorën ministrit të brendshëm, Horst Seehofer, në një takim të hënën më 2 mars, ai refuzoi. Para koronavirusi, gjesti i tij do të shikohej si një sjelljee keqe, shkruan The Guardian.


Por, me 150 raste të konfirmuara tani në Gjermani, një Merkel duke buzëqeshur tha: “Kjo ishte gjëja e duhur për të bërë”.


Koronavirusi po ndryshon ndërveprimin shoqëror, veçanërisht në botën perëndimore. Shtrëngimet e duarve, puthjet në faqe, përqafimet, përshëndetjet e përditshme të marra në kulturën tonë, nuk janë aq të mirëseardhura sa dikur.



Etiketa: , , ,

Pas