Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat e zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore. Ndonëse që prej marsit të vitit të kaluar vendi ynë po përballet me pandeminë e koronavirusit, ku është dashur që mësimi të zhvillohet edhe në distancë në disa momente, tashmë procesi mësimor po mbahet nëpër shkolla (përveç universiteteve).
Datat e provimeve:
Provimi i gjuhës së huaj do të mbahet me 3 qeshor.
Provimi i Gjuhë Shqipe dhe Letërsisë me 7 qershor.
Mësohet se provimi i Matematikës do të zvillohet me datë 11 qeshor.
Provimet i lëndëve me Zgjedhje parashikohet të mbahet me datë 15 qershor.
Secili provim ka një diferencë katër ditore nga tjetri.
Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.