Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Njoftim

by mapo.al
07/09/2021
in Galeri
0

NJOFTIM PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE QARKU VLORË 

  1. Fillimin e procedurës për dhënien me qira, me konkurrim publik, të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me sipërfaqe prej 4 ha, për pasurinë nr. 445, Zona Kadastrale 3382, e cila ndodhet në fshatin Shkallë, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë.
  2. Dhënia me qira e tokës bujqësore bëhet me qëllim dhënien në përdorim të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për zhvillimin e veprimtarive bujqësore dhe/ose prodhim blegtoral.
  3. Konkurrimi do të zhvillohet më datë 19.10.2021, ora 11.00, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, adresa BLV “Deshmoret e Kombit”, nr.2, Tiranë, Salla e Mbledhjeve Kati i II-të.
  4. Çmimi fillestar i qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 120,320 (njëqind e njëzet mijë e treqind e njëzet) lekë/vit.
  5. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie të jetë në përputhje me parashikimet e Kreut VI, të Vendimit 373, datë 20.06.2018, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të rregullave procedurave dhe kontratës TIP për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”, i ndryshuar, në varësi të kulturës bujqësore ose specie e bimëve me të cilat do të lidhet kjo veprimtari.
  6. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, në datën dhe orën e caktuar, me dokumentacionin si vijon :
  • Vetëdeklarimin për ekstraktin e regjistrit tregtar të personit fizik apo juridik, që ka paraqitur ofertën;
  • Vërtetimin e kapacitetit financiar për jo më pak se 20 % të vlerës totale të investimit të propozuar në planin e biznesit nëpërmjet:

i. financimit dhe kreditimit nga ana e instituteve bankare ose financiare;

ii. kapaciteteve financiare të vetë investitorit, të provuara dhe siç rezultojnë nga pasqyrat financiare të audituara e të depozituara pranë administratës tatimore, të 3 viteve të fundit, kur kjo është e mundur, ose, nëse është themeluar pas këtij afati, të viteve/it të fundit;



iii. marrëveshje huaje në përputhje me Kodin Civil.

  • Planin e biznesit të aktivitetit që do të ushtrohet, sipas modelit të miratuar me Udhëzimin 12, datë 30.07.2018, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të hartuar nga specialistë mjedisi të licencuar;
  • Projektin e investimit në infrastrukturë kur kërkuesi parashikon ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen, përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale apo objekte në funksion të agroturizmit, për të cilat kërkohet leje ndërtimi dhe kategoria e resursit ndryshon nga tokë bujqësore në truall, i përgatitur nga specialistë të licencuar, në përputhje me dokumentet e planifikimit të territorit;
  • Afatin e përdorimit të tokës për qiramarrje, në varësi edhe të kulturave bujqësore ose specieve të bimëve që do të mbillen;
  • Vetëdeklarimin që nuk ka detyrime financiare ndaj organeve tatimore qendrore e vendore, nuk është në ndjekje penale, nuk ka detyrime ndaj qiradhënësit si dhe nuk është në konflikt interesi me qiradhënësin;
  • Vlerën e qirasë vjetore të ofruar për të gjithë sipërfaqen e tokës bujqësore, objekt qiradhënie;
  • Sigurimin e ofertës në vlerën e qirasë së një muaji, duke e llogaritur me vlerën e shpallur në njoftimin për konkurrim.
  1. Ofertat paraqiten në një zarf të mbyllur jo transparent, i cili duhet të përmbajë një kopje origjinale ose të noterizuar të dokumentacionit të ofertës dhe ku të përcaktohen qartë identiteti dhe adresa e personit, fizik apo juridik të interesuar dhe të dorëzohen në zyrën e Protokollit të MBZHR-së (Kati i parë).
  2. Vlerësimi i ofertave do të bëhet sipas parashikimeve të Udhëzimit nr.12, datë 30.07.2018, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, “Për organizimin dhe funksionimin e bordit të qiradhënies, të komisionit të shqyrtimit të ankesave, kriteret e vlerësimit dhe mënyra e përllogaritjes së ofertave, si edhe kriteret dhe mënyra e llogaritjes së vlerës së qirasë, në procesin e marrjes me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit”, Kreu III “Kriteret e vlerësimit dhe mënyra e përllogaritjes së ofertave”.
  3. Subjektet e interesuara për qiramarrje ose përfaqësuesit e tyre të pajisur me prokurë origjinale/fotokopjo të noterizuar dhe dokument identifikimi mund të marrin pjesë në çeljen e ofertave. Asnjë konkurrues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë.
  4. Do të mbahet parasysh zbatimi i Ligjit nr. 107, datë 31.7.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, përjashtimet sipas parashikimeve të Ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore, i ndryshuar si dhe parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor miratuar për Bashkinë Konispol.
  5. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për procedurën konkurruese pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në postën elektronike: [email protected].
  6. Ky njoftim do të publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, në ambjentet e Bashkisë Konispol, Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor Lushnje, në faqen zyrtare të MBZHR-së dhe në dy gazeta kombëtare.

                                                                                  SEKRETAR I PËRGJITHSHËM 

                                                                                                   Enea Hoti

JU SUGJEROJME

Request for Expression of Interest
Galeri

Request for Expression of Interest

10/12/2021
CELIM Albania in partnership with AKZM (National Agency for Protected Areas): Call for Tenders, Ref. code RES. 02/2020
Galeri

NGO CELIM: Call for Tenders

01/11/2021
Njoftim për shitje me ankand: Objekti i Shitjes, Fabrika e Tullave –Fshati Vasjar, Tepelenë
Galeri

Tekstili Berat sha: Njoftim për thirrjen e mbledhjes së aksionerëve

26/10/2021
Albanian Road Authority, World Bank Project Management Unit: Invitation for Bids
Galeri

Albanian Roads Authority: Request for Expressions of Interest, Consulting Services – Individual Consultant, Bridge Management System Specialist, Bridge Engineer with experience in BMS

23/10/2021
Next Post
Rama vendos studenten Sekretare të Rinisë: Flet më bukur se Basha

Rama vendos studenten Sekretare të Rinisë: Flet më bukur se Basha

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In