fbpx

Aktualitet

Ministria e Jashtme çeke: S’do ketë tërheqje të njohjes së Kosovës






               Publikuar në : 13:47 - 13/09/19 |
mapo.al

Ministria e Jashtme e Çekisë, përmes një njoftimi ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit çek Milos Zeman, se do të përpiqet të shohë nëse është e mundur të tërhiqet njohja e Kosovës nga Republika Çeke.


Siç shkruan agjencia serbe e lajmeve Beta, përcjell Telegrafi, MPJ e Çekisë ka thënë se ky shtet e ka njohur Kosovën dhe se Republika Çeke nuk e ka tërhequr kurrë njohjen e asnjë shteti, deri më tani.



“Qeveria Çeke e njohu Republikën e Kosovës dhe në të njëjtën kohë dha pëlqimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ishte një njohje de jure, domethënë njohje e një shteti i cili është plotësisht dhe përfundimisht në përputhje me pikëpamjet e ligjit ndërkombëtar. Republika Çeke asnjëherë deri më tani nuk ka tërhequr njohjen e asnjë vendi”, është thënë në një deklaratë të MPJ-së së Çekisë, në faqen e saj të internetit.

Republika Çeke ka një interes të padyshimtë në ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë detyrimet që rrjedhin prej tyre për të dy palët”, thuhet në deklaratë.


Etiketa: , , , ,

Pas