Politika

‘Ministria e Mbrojtjes është kapur në flagrancë’- Hajri Laçi: Më 25 prill t`i japim fund abuzimit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:17 - 04/12/20 |
mapo.al

Ish-kryetari i qarkut të Dibrës, Hajri Laçi, me anë të një stastusi në Facebook ka reguar lidhur me përdorimin e helikopterit per fushatë nga PS.



Laçi shkruan se Ministria e Mbrojtjes është kapur në flagrancë dhe bën thirrjen se me 25 prill do t`i jepet fund abuzimit me pushtetin.


Statusi i Hajri Laçit



Pesë muaj përpara fillimit të fushatës elektorale të 25 Prill-it 2021, Ministrja e Mbrojtjes është kapur në flagrancë si shpërdoruese e fondeve publike.



Në 2 muaj ka zbarkuar 8 herë në Dibër me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes.


Të gjithë kemi në memorie gjuetinë e shtrigave të Edi Ramës ndaj drejtuesve të LSI gjatë fushatës elektorale 2017, ku dënoheshin me largime nga puna, drejtorë e nëpunës administrate, vetëm se merrnin pjesë në aktivitete elektorale ndërsa ministrja e Tij nuk pyet dhe nuk kursen asgjë nga paratë e taksapaguesve për të marë pjesë në mbledhjet e Rilindjes në Dibër.

Lexo edhe :  Lagjet e Prezës pa drita/ Bregu: Rilindja diferencon banorët në furnizim

Ndërkohë që shumica e dibranëve nuk kanë mundësi të blejne ilacet e shtrenjta për të përballuar Covid -19, ministrja nuk kursen asgjë duke shpërdoruar fondet publike për të organizuar mbledhje partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.

Jemi në mbështetje të plote të padisë penale të ngritur kundra saj me shpresën që shpenzimeve të tilla t’ju vihet fre, dhe të marrë fund abuzimi me fondet publike për blerje votash.

25 Prilli dita e dhënies fund të abuzimit me pushtetin!
#ShqipëriaShtëpiaJuaj

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas