Ministria e Shëndetësisë kundërshton paketimin e cigareve me foto të organeve të dëmtuara të konsumatorëve, si pasojë e duhanpirjes. Drafti është depozituar në Kuvend nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, aktualisht deputet i PS, dhe parashikon që paketat e cigareve të jenë pa marka, pa ngjyra dhe në ballinë të tyre të vendosen fotografi me organe të dëmtuara.
Në fillim të javës Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pati në rend dite diskutimin e këtyre propozimeve dhe si për çudi numri dy i dikasterit të Shëndetësisë, zv.ministrja Mira Rakacolli doktoreshë neurologë,shfaqi rezistencë në debat, nga ku deklaroi se: “Parimisht jemi të gjithë dakord, por nuk jemi gati për ta bërë. Pasi duhet të bëjmë një ligj të zbatueshëm dhe jo një ligj të mirë letër. Sa i takon reklamimit, edhe ligji aktual e ka të parashikuar që ndalohen mesazhet reklamuese. Është i panevojshëm ndërhyrja. Amendimet janë bërë në ligjin aktual.” Teksa Shqipëria shfaq rezistencë, fakt është se ky paketim përdoret në Australi, Francë, Britania, Irlanda, Norvegjia, Singapori, Belgjika dhe Zelanda e Re tashmë e kanë implementuar.
Të dhënat
Duhanpirja në Shqipëri ka shënuar rritje, në vend që të shënojë rënie. Statistikat tregojnë se në vendin tonë janë duhanpirës 2 në 5 meshkuj të moshës mbi 15 vjeç dhe 1 në 17 gra mbi 15 vjeç. Specialistët e shëndetësisë deklarojnë se sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale i atribuohen konsumimit të duhanit dhe se fatkeqësishtçdo vit nëShqipërishënohen mëshumë se 3.300 vdekje nga pasojat që shkakton pirja e duhanit. Por përballë fakteve dhe shifrave që në pamje të parëduken të“ftohta” në fakt ato janë pasqyra reale e duhanpirjes në vendin tonë.
OBSH
Përvoja e vendeve të tjera dëshmon se këto lloj paralajmërimesh shëndetësore grafike të detyrueshme, krahasuar vetëm me paralajmërimet vetëm me tekst, janë më të efektshme, pasi kanë më shumë të ngjarë të vihen re; kanë më shumë ndikim në të menduarin dhe sjelljen e duhanpirësve; kanë më shumë të ngjarë të mbeten ndikuese për një kohë të gjatë; komunikojnë më mirë rreziqet për shëndetin; rrisin motivimin dhe dëshirën për ta lënë duhanin; shoqërohen me më shumë përpjekje për ta lënë duhanin; dhe, rritin mundësinë e lënies së duhanit. Sipas OBSH-së, nëse kjo masë, bashkëshoqërohet me detyrimin e ambalazhimit të paketave të cigareve në mënyre uniforme të kontrolluar (plainpackaging), atëherë ka prova që ndikimi është shumë më i lartë. Përballë kësaj situate lind pyetja se çfarë politikash ndjek Qeveria dhe Shëndetësia për demotivimin e duhanpirjes në vend dhe mbrojtjen e popullatës nga produktet e duhanit?
Ligji
Përgjigjen do ta gjeni te Ligji Antiduhan. Bëhet fjalë për ligjin Nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” i cili në 13 vite “jetë” ka pësuar disa amendime, më të fundit në muajin korrik, ku Ministria e Shëndetësisëvendosiforcimin e gjobave ndaj bizneseve që lejonin duhanpirjen në ambiente të mbyllura. Po kështu u vendos që të mos lejohet duhanpirjanë ambientet e mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike, shisha/nargjile. Gjithashtu,kërkoi largimin nga tregu të paketave me 10 cigare si dhe cigareve me shije karakteristike. Kjo e fundit u la në dorë të industrisë së duhanit, pasi Shëndetësia nuk përcaktoi asnjë sanksion të rast të mos heqjes së tyre nga qarkullimi. Fakt është se sot paketat me 10 cigare mund të gjenden lirshëm në çdomarket, dyqan apo pikë shitje të duhanit.
Nisma
Por çfarë po kërkohet së fundmi për uljen e duhanpirjes së vend? Në vendin tonë është bërë i ditur tashmë që për shkak të politikës së ditës dhe ngjarjeve të shumta që vendi ynë prodhon harrohen nismat, premtimet, deklaratat; por ajo çka vlen në fund janë aksioni që ka lindur nga një vendimmarrje. Në 31 maj të vitit 2016 në Ditën Botërore Kundër Duhanpirjes, Ilir Beqja, asokohe ministër i Shëndetësisë, do të deklaronte se: “duke filluar nga data 1 Janar 2018 të gjitha paketat e duhanit që do të tregtohen në Shqipëri do të kenë në mënyrë të dukshme në ambalazhin e tyre figura që tregojnë sëmundjet dhe dëmet e mëdha në shëndetin e njerëzve që shkaktohen nga duhanpirja.” Në fakt nisma mbeti në nivel deklaratash, Beqja u largua nga dikasteri i Shëndetësisë dhe në krye të saj erdhi Ogerta Manastirliu. Nisma humbi në sirtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u risjellë në vëmendje po nga Ilir Beqja, kësaj radhe deputet përmes një amendamenti ku kërkon qëpaketimi i cigareve të jetë me foto të organeve të dëmtuara të konsumatorëve si pasojë e duhanpirjes. Të jemi të qartë se nuk po glorifikojmë figurën e Beqjas, por se një masë e tillë është në vazhdën e masave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me vendosjen e paralajmërimeve për efektet shkatërruese të duhanit në shëndet, jo vetëm përmes teksteve, por edhe përmes një serie fotografish të “sëmundjeve të tmerrshme”. Sakaq, për dijeni, paketimi i ri për produktet e Duhanit ka hyrë në fuqi për të gjitha vendet e BE-së në 2016-ën, me një direktivë të posaçme të Parlamentit Europian (AcquisCommunitaires: Direktiva për produktet e duhanit [Directive 2014/40/EU of the EuropeanParliamentandof the Councilof 3 april 2014 _ DTP] hyrë në fuqi në 20.05.2016. Neni 10 është rreth paralajmërimeve të kombinuara për shëndetin, te produktet e duhanit për tymosje)./Gazeta Mapo