Aktualitet

Ndërron jetë 84-vjeçarja me koronavirus te spitali Infektiv, shkon në 19 numri i viktimave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:48 - 04/04/20 |
mapo.al

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.


Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë. Vdekja e 84-vjeçares ka bërë që të shkojë në 19 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë 333 të prekur.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.


Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19“, – thotë Ministria e Shëndetësisë



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas