Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ministrja Balluku: Bajpasi i Vlorës, i përfunduar me fillimin e sezonit turistik

by us er1
08/05/2022
in Kryesore, Politika
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se bajpasi i Vlorës pritet të hapet në javën e parë të korrikut dhe të jetë gati për sezonin turistik.

Gjatë inspektimit në bajpasin e Vlorës, ku po punohet 24 orë pa ndërprerje për përfundimin e plotë të kësaj vepre, Balluku tha se “po vizitojmë sot bajpasin e Vlorës, në një pjesë që nuk e kemi vizituar më herët, duke qenë se ka qenë gjithmonë jashtë vëmendjes dhe syve të qytetarëve që kanë aksesuar këtë rrugë nga periudha e qershorit deri në 1 tetor duke përdorur me kalimin brenda Kaninës, ndërkohë që ne punojmë në zonën poshtë Kaninës për të krijuar atë që duhet bajpasi i vogël i Kaninës brenda bajpasit të Vlorës”.



Drejtori i ARRSH-së, Ervis Berberi tha se “këtu jemi në kilometrin 19900 është zona që fillon pa u ngjitur në Kaninë dhe kemi bërë gërmime të mëdha masive, mbrojtje e shpatave, trajtimin e të gjitha ujërave. Kemi bërë një mbrojtje shumë të mirë të skarpatave, është një lartësi mbi 20 metra dhe mbi të kemi përdorur drenazhime të mëdha sepse kemi problematika me ujin”.

“Përveç gërmimeve dhe përforcimit të skarpatave kemi filluar edhe me shtresat e rrugës dhe shumë shpejt do të fillojmë asfaltimin e kësaj zone që të ecim paralelisht me disa procese”, tha Berberi.

Ministrja Balluku tha se “gjeologjia në bajpasin e Vlorës ka qenë shumë e vështirë duke qenë se kemi hasur herë pas here me guca me thellësi jo të vogël dhe na është dashur të përdoret beton dhe materiale të tjera më shumë se çfarë ishte parashikuar”.

“Ne kemi premtuar që këtë duke qenë se janë zgjidhur të gjitha problematikat, bajpasi do të jetë përfundimisht dhe zyrtarisht i hapur, ne kemi ndjekur të njëjtën praktikë siç e kemi ndjekur edhe me bajpasin e  Fierit, një vit e kemi hapur vetëm me një korsi për përdorim gjatë sezonit veror dhe më pas e kemi mbyllur për ta dorëzuar vitin pasardhës të përfunduar. E njëjta praktikë po ndiqet edhe me bajpasin e Vlorës”, nënvizoi Balluku.

Balluku theksoi se “duket sikur duhet më shumë kohë, por duhen mobilizuar të gjitha kantieret. Duket si mision i pamundur për tu dorëzuar në fund të qershorit apo në javën e parë të korrikut kur zyrtarisht fillon sezoni veror, por megjithatë nuk kemi më as mundësi as të shtyjmë kohën, as afatet duhet punuar sipas kontratës, kështu që presim që si sot dy muaj të kemi mundësi të aksesojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar”.

Përfundimi i plotë i kësaj vepre të rëndësishme lehtëson trafikun, nxjerr në pah pamjen e qytetit të Vlorës dhe shkurton kohën e udhëtimit për në jug të Shqipërisë.

Tags: Bajpasi i VlorësBelinda Balluku

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Makina luksoze përmbyset në mes të autostradës Tiranë-Durrës

Makina luksoze përmbyset në mes të autostradës Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In