Kryesore

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, braktis takimin me studentët e Shkodrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 01/02/19 |
mapo.al

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka braktisur takimin me Senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi këta të fundit kërkuan praninë e mediave.






Ky ka qenë shkaku që ka detyruar ministren të lë takimin. Takimi po mbahej në bibliotekën e universitetit, ndërsa veprimin e saj studentët e quajtën të turpshëm.


Për këtë ka reaguar edhe ministrja, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se studentët i kishin kërkuar takim dhe sipas saj,  kishte rënë dakord me ta që të bëhej pa praninë e mediave.







“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini.



1


Etiketa: , , , ,

Pas