Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka prezantuar planin mësimor të kombinuar për skenarët e pas 1 dhjetorit.
Mësimi do të zhvillohet i alternuar në shkolla si dhe online.
Kushi tha se është parashikuar që javën e parë mësimi do të zhvillohet, konkretisht, dy ditët e para në klasa dhe tre ditët e fundit online. Dhe java paasardhëse, anasjellatas, dy ditë online dhe tre ditë në shkolla.
“Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online. – Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë”, u shpreh Evis Kushi.
“Klasat 6-9 dhe 10-11, do të zhvillojnë mësim të alternuar“, theksoi ministrja e Arsimit.
Mësimi i kombinuar nuk cenon nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe as maturantët.
“Klasa e parë deri në të pestë mësimi do të zhvillohet në klasa”, tha Kushi.
“Maturantët do të vijojnë mësimin normalisht në klasa”, vijoi ministrja e Arsimit.
Etiketa: Covid-19, evis kushi, Koronavirusi, Mesimi online, pandemia, Video